Në një spital fiktiv të SHBA-ve në qytetin e Nju Xhersi gjallojnë së bashku një ekip mjekësh të specializuar dhe ai: Gregory House, një supermjek patologjik super fantastik në diagnostikimin e simptomave dhe protagonist i padiskutueshëm i serisë televizive më të shikuar në botë. Aq sa kritiku i zi dhe më i mirë i gazetës prestigjioze amerikane Uashington Post e quajti dr. House si “protagonistin më elektrizues të parë në Tv në dekadën e fundit”. Ekipi mjekësor diagnostikon bazuar në metodën sokratike e në diagnozën diferenciale dhe diskutimet drejtohen nga dr. House shpesh i zhvlerëson informacionet dhe mendimet e vartësve të tij, duke theksuar se në vlerësimet e tyre nuk kanë marrë parasysh faktorë të ndryshëm që lidhen me problemin. Zakonisht pacienti diagnostikohet gabim gjatë episodit dhe kurohet me mjekime të përshtatshme për diagnozën e gabuar. Kjo zakonisht shkakton komplikacione të mëtejshme tek pacienti, por nga ana tij.
HOUSE është një serial i ri dramatiko-mjekësor që zgjidh mistere, ku “e keqja” është një sëmundje, ndërsa heroi, është një doktor i pandryshueshëm dhe kundërshtues, i cili nuk i beson njeriu, të paktën pacientëve jo njëherë.
Personazhi kryesor është Hugh Laurie, një “maniak” i adhuruar nga të gjithë dhe një psikolog me të “meta”, i cili si me magji, arrin që një skenar të shkruar për një serial dramatik, ta çojë në nivelin për një takim të pazëvendësueshëm në televizion. Departamenti i “House”, i njohur në mbarë botën, viziton vetëm pacientë që kanë dështuar në marrjen e diagnozës së saktë, duke i bërë rastet e tyre jashtë mase të ndërlikuara dhe delikate. Veç kësaj, House i kundërshton rastet të cilat nuk i duken interesante.
Afërmendsh doktor House - po aq sa duan aq barazohen me shumën që e urrejnë, të gjithë përpiqen të kuptojnë nëse ai është budalla (idiot savant) apo bën vetë: dhe rrëfimi është aq i përqendruar mbi karakterin e tij, saqë e bën të pamundur një kritikë të përqendruar tek seria sesa tek personazhi i tij. Një nga mbiemrat më të abuzuar për të përshkruar karakterin shumëdimensional është padyshim ai i “narcizist”-it. Por a është e vërtetë kjo? Këtë pyetje nuk e bëj unë, por Ted Cascio në rubrikën e famshme javore në revistën “Psychology Today” (Psikologjia Sot), që i kushtohet analizës së karaktereve psikologjike të njerëzve që gjallojnë në Hollivud.
Sigurisht nuk është e lehtë për të përshkruar karakterin e personazhit Dr. House, edhe pse nuk është e pamundur. Në mesin e përdorimit delikat, e të vazhdueshëm të sarkazmës dhe të një vështrimi alternativ i përqendruar vetëm tek rezultatin përfundimtar shpesh është e vështirë të bësh dallimin mes emocioneve dhe arsyet objektive që e shtyjnë atë për të ndjekur qëllimet e tij. Bashkë me personalitetin “narcizistik”, mbiemrat më të zakonshëm që janë përdorur për ta përshkruar atë janë “arrogant” dhe “kryeneç”.
Kuptohet vetiu se narcizistët kanë një perceptim të ekzagjeruar të vetës së tyre, së bashku me ndjeshmëri të reduktuar ndaj të tjerëve. Vazhdimisht kërkojnë admirimin e të tjerëve dhe tregojnë një gatishmëri makiavelike për të shfrytëzuar njerëzit si një mjet për të arritur objektivat e tyre (fjalori: Campbell, Brunell & Finkel, viti 2006). Ta themi me thjeshtë: kur dok House vepron si mendjemadh, afarist, i ftohtë dhe arrogant, tregon narcizisëm [...] Narcizistët shpesh kërkojnë të forcojnë vetëbesimin e tyre në kurriz të objektivave të tjera në vlerë më të madhe.
Pra, Dr. House është një narcizisit? Të përmbledhim tiparet kryesore të narcisizmit: 1. Sens superioritetit; 2. Mungesa e ndjeshmërie; 3. Lufton për të vetmin qëllim arritjen e vetëbesimit vetjak; 4. Qëndrimi makiavelik (përdor të tjerët si mjet për të konsoliduar më tej vetërespektin). Dy pikat e para janë të pamohueshme, si dhe janë pjesë përbërëse të të qënit një karakter kaq i debatuar: shumë njerëz i gjejnë simpatik që rrezatojnë përmes këtyre karakteristikave karizmën, të tjerët e gjejnë të padurueshme për të njëjtën arsye. Por përgjigja dy pika e fundit është më pak e dukshme.
Zakonisht ne e shohim Dr. House të motivuar kryesisht nga dëshira për të “zgjidhur misterin e sëmundjes”. Shpesh angazhimi kokë e këmbë në detyrën e tij është i përgjithshëm, dhe nuk ka lidhje fare me respektin për veten e tij. Dhe është ajo që psikologët e quajnë “thellësisht të motivuar” për interesimin e zbulimit të enigmës. Kjo do të thotë se nuk po zgjidh një problem vetëm sa për të përforcuar vetëbesimin e tij, ose të paktën nuk e bën atë në mënyrë të ndërgjegjshme. Sa për arsyetimin makiavelik e njëjta gjë vlen edhe për qëndrimin e Dr. House për të përdor njerëzit si mjet por, qëllimet janë kryesisht praktike sesa psikologjike. Pra nuk përdor njerëzit për të rritur vetëbesimin e tij, por i përdorur për të arritur objektivat materiale. Me pak fjalë: tendencat narcizistike janë të pamohueshme por, Dr. House nuk është një narcizist: sigurisht do të kishte marrë mjaft pikë të larta në NPI, të “Narcissistic Personality Inventory, test i Raskin & Terry: i pa pamohueshëm qysh nga vitit 1979), shkalla vlerësimit të narcizismit të përdorur në lëndën e Psikologjinë Sociale, këto po, por personazhi i tij është i qartë në një kategori të ngjashme.
është po aq poliedriku Hugh Laurie, aktor i cili luan personazhin Dr. House, që kritiku i gazetës angleze “Telegraph” e përshkruan se si një person plot me pasiguri, dhe në depresion e i rrethuar nga një atmosferë kronike pesimizmi. Kritiku Uilliam Langley, i cili ka shkuar shkrimin bën pyetjen: se çfarë shkakton sikletin e vazhdueshëm depresiv të një prej aktorëve më të paguar të televizionit amerikan (me 400 mijë dollarë për episod) ai renditet si më i paguari midis protagonistëve të serive të dramës. Laurie ishte aq i sigurt se seri do të ishte një dështim, sa që për vitin e parë, ai refuzoi të blinte një shtëpi në Los Anxhelos (vendi ku studiot kanë xhiruar episodet e Dr, House). "Të gjithë kolegët e mi ishin duke kërkuar kredi për blerjen e shtëpive të reja - thotë ai - dhe unë vijoja duke iu thënë se “ju jeni të çmendur, seria do të mbyllet për një muaj”. Kam jetuar në hotele, pa marrë guxim për të hapur valixhet. Mendoj se është një formë pesimizmi: nëse shoh se diçka është duke shkuar mirë, direkt mendoj se do të më merret”.
Me 20 shtator të fillojë sezonin e shtatë i serisë në SHBA, ndërsa në Shqipëri në kanalin Tv klan, këtë verë përfundoi i Treti por, pavarësisht nga suksesi i padyshimtë i publikut dhe kritikëve, Hugh Laurie është konsideruar si një mashtrues pa kualifikime për pjesën që interpreto, si për të përkufizuar gabimin e bërë nga producentët.

...