Ndaj Andorrës do të jetë një Shqipëri ndryshe nga ajo që u pa në fushë ndaj Turqisë. Ervin Bulku dhe Sulejman Mema vinë me risi në këtë sfidë të tyre të parë në stolin e përfaqësueses kuqezi.


Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë sfidë me Shqipërinë që do të rreshtohet në fushë me formacionin 4-3-3, ku janë plot 5 lojtarë që nuk ishin titullarë ndaj Turqisë që këtë herë do ta nisin ndeshjen që nga fillimi. Kështu ndaj Andorrës modeste, Shqipëria do të prezantohet me Etrit Berishën në portë, kapitenin Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtjes, Ismajlin dhe Gjimshitin në qëndër dhe Naser Alijin në krahun e majtë.


Treshja e mesfushës do të ketë më shumë fantazi, pasi bashkë me Xhakën do të jenë edhe Ergys Kaçe dhe Migjen Basha. Sulmi do të përbëhet nga treshja Grezda, Uzuni, Sadiku. Shqipëria kërkon tre pikët e para në këto eliminatore dhe ndaj Andorrës fitorja është detyrim për kuqezinjtë.


Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nicolas, Rodriguez, Rebes, Vales, Clemente, Martinez, Vieira. Trajner: Coldo Alvarez.


Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku