Koeficientet e te gjitha llojeve te shkollave per Maturen Shteterore eshte publikuar dje nga MASH. Cilat lende duhet te zgjidhni ne baze te profilit te deges qe vazhdoni




Ministria e Arsimit dhe Shkences ka publikuar dje koeficientet e shkollave te mesme per te gjitha deget e matures. Kjo duhet te perbeje pikenisja per perzgjedhjen e lendeve me zgjedhje te Matures me ane te formularit A1. Nje zgjedhje e zgjuar e nje maturanti mund ti jape atij perparesi deri ne 600 pike ndaj maturanteve qe bejne nje zgjedhje te gabuar Koeficientet dhe lendet E gjithe kjo ndodh per shkak te koeficienteve. Sic e kemi trajtuar edhe me pare ne gazeten Standard nje zgjedhje e zgjuar do te thote qe nje maturant te perzgjedhe deget dhe lendet me zgjedhje qe i japin atij koeficiente maksimale ne krahasim me te tjeret. Ne kete menyre maturanti kur zgjedh lendet me zgjedhje duhet te kete mjaft kujdes qe te kene koeficiente maksimale ne shkollat e larta qe vazhdon e nderkohe qe edhe profili i shkolles se mesme te kete koeficiente 1.4 ne ato dege. Maturantet edhe kete vit duhet te zgjedhin dy lende ndermjet Anglishtes Njohurise per Shoqerine dhe Njohuri per Ekonomine dhe Filozofine ne menyre qe te kene pike maksimale ne te gjitha deget e profilit shoqeror ose Kimi dhe Anglisht ne deget me karakter natyror - bejne te ditur specialistet. Por nderkohe qe Anglishtja eshte e sigurt qe duhet te perzgjidhet nga te gjithe ata maturante qe kane njohuri te mira ne kete gjuhe lenda e dyte qe ata duhet te perzgjedhin duhet te jete ne varesi te shkolles se larte ku duan te vazhdojne e cila nga ana e saj duhet te jete ne varesi te profilit te shkolles se mesme. Profili shoqeror Maturantet qe vijne prej shkolles se mesme te pergjithshme profili shoqeror nuk duket se kane mjaft zgjedhje. Te gjitha lendet shoqerore perfshi edhe fakultetet e Ekonomise u japin perparesi Anglishtes Njohurise per Shoqerine dhe Njohurise per Ekonomine dhe Filozofine. Ajo cka eshte e rendesishme sipas specialisteve eshte qe keta maturante jo vetem te zgjedhin dy prej ketyre tri lendeve qe te kene mundesi maksimale por edhe qe kur te vije dita e perzgjedhjes se degeve universitare ata te perzgjedhin dege shoqerore. Nese nje maturant qe po vijon profilin shoqeror ka deshire te zgjedhe dege me karakter natyror atehere perzgjedhja e Kimise dhe Anglishtes eshte nje ide e mire por gjithsesi kalimi i ylberit i kushton minimalisht 600 pike Profili natyror E njejta gje vlen edhe per ata qe vijojne shkollat e mesme te pergjithshme profili natyror sipas specialisteve. Ata duhet qe te perzgjedhin Anglishten dhe Kimine qe te kene perparesi ne te gjitha deget me karakter natyror te universiteteve dhe kur te vije koha per te plotesuar formularin A2 te perzgjedhin dege me karakter natyror. Nese Anglishtja dhe Kimia nuk eshte forca e tyre e vertete atehere Biologjia per deget natyrore te Universitetit te Tiranes Bujqesorit dhe universiteteve te rretheve eshte nje zgjedhje e mire ndersa Fizika per te gjithe maturantet qe deshirojne te vijne studimet ne te gjitha universitetit me perjashtim te Universitetit Bujqesor te Tiranes. Profili i pergjithshem Ata qe jane me te privilegjuarit nga te gjitha kategorite e maturanteve jane maturantet qe vijojne shkollat e mesme te pergjithshme profili i pergjithshem. Ne shumicen derrmuese te rasteve te gjitha shkollat e larta i kane dhene ketij profili koeficiente maksimal 1.4 qe do te thote se ata e kane mjaft te thjeshte perzgjedhjen. Keshtu nese nje maturant i kesaj kategorie ka ne plan te perzgjedhe dege natyrore ne universitet Anglishtja dhe Kimia jane zgjedhje optimale pa lene jashte ndonese me me pak hapesire Fiziken dhe Biologjine. Per ata qe deshirojne te vijojne nje dege shoqerore ne universitet lendet shoqerore duhet te perzgjidhen medoemos me perparesi ndaj Anglishtes Njohurise per Shoqerine dhe Njohurise per Ekonomine dhe Filozofine. Shkollat specifike Shkollat specifike pra ato teknike-profesionale artistike e te tjera jane me te diskriminuarat nga Matura Shteterore. Kjo pasi keto shkolla kane koeficiente maksimale vetem ne deget qe kane perputhje te drejtperdrejte me profilin qe ata kane perfunduar. Si pasoje edhe lendet me zgjedhje duhet te perzgjidhen ne gamen e lendeve qe kane koeficiente maksimale ne keto dege. Konkretisht shkollat e mesme teknike-profesionale kane pergjithesisht koeficiente maksimale ne Universitetin Politeknik te Tiranes. Kjo ben qe maturantet e ketyre shkollave te mund te perzgjedhin dy prej Anglishtes Fizikes dhe Kimise per te pasur koeficiente maksimale nje me shume se maturantet e tjere qe jane te hallakatur mes Politeknikut Bujqesorit dhe Universitetit te Tiranes. Gjithsesi perzgjedhja e lendeve me zgjedhje nuk duhet te behet vetem duke pare se ku maturanti eshte me mire sipas specialisteve por si nje kombinim i lendeve qe ai jep me mire dhe koeficienteve qe marrin keto lende ne shkollat e larta ku ai do te aplikoje. Ne te kundert humbja mund te jete deri ne 1200 pike ose thene ndryshe humbje e te drejtes se studimit ne universitet jo per shkak te aftesive por per shkak te zgjedhjes se gabuar