Pas një pune 8-vjeçare, del në treg një enciklopedi për qarkun e Beratit. Autor i veprës është gazetari Zylyftar Plaku, i cili këtë nismë e mori në mënyrë private, por dhe me financime private.
Në këtë libër me 900 faqe lexuesit do të kenë mundësinë të mësojnë për historinë, gjeografinë, florën, faunën, artin kulturën, sportin, traditat dhe për personalitetet e Beratit, Kuçovës dhe Skraparit.
Në promovimin e enciklopedisë së qarkut të Beratit ishin të pranishëm personalitete dhe akademikë të vendit, mes tyre dhe dhe Ministri i Teknoligjisë dhe Inovacionit Genc Pollo , i cili e vlerësoi këtë enciklopedi si një dokument që ruan kujtesën e njerëzve.
Kjo enciklopedi, është një vepër që i ka munguar kësaj hapësire dhe është realizuar me një kujdes të veçantë, duke marrë në konsideratë botimet dhe konsulencat në institucione të specializuara.