Institucioni i Presidentit ka shpallur sot 13 kandidat, të cilët do të garojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenca njofton se aplikantët do ti dërgohen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për tiu nënshtruar procesit të verifikimit sipas procedurave ligjore.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për Vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1.Alban Brati

2.Arta Vorpsi

3.Avni Shehu

4.Elsa Toska

5.Fiona Papajorgji

6.Ilir Mustafaj

7.Irena Reso

8.Kestrin Katro

9.Klodian Rado

10.Kostandin Kazanxhi

11. Marsida Xhaferllari

12.Mimoza Qinami

13.Valbona Bala (Pajo)

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.