Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së ka publikuar të mërkuren në mbrëmje listën e Zonës Operative të Pashtrikut.

Sipas kësaj liste, në këtë zonë kanë rënë dëshmorë 440 persona, derisa 724 thuhet se janë invalidë të luftës.

Po ashtu, prej gjashtë brigada, sa ka pasur kjo zonë operative, 5 mijë e 550 persona kanë fituar statusin e veteranit.

Ndryshe deri më tash janë publikuar listat e zonave të Shalës, Nerodimes, Karadakut, Llapit dhe Pashtrikut.

Komisioni qeveritar pritet të publikojë edhe listat për Zonën e Dukagjinit, Drenicës, si dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.