Puka ishte qyteti i parë, që përjetoi nga afër pasojat e aksidentit tragjik, ku humbën jetën 14 persona.

Banorët e qytetit të vogël janë zhvendosur pranë spitalit, ku u është dhënë ndihma e parë të mbijetuarve nga udhëtimi fatkeq.

Heshtja mortore në qytet prishej vetëm nga ambulancat, automjetet e policisë dhe ushtrisë, si dhe helikopterët, që merrnin të plagosurit nga Spitali i Pukës për t’i sjellë drejt Tiranës.

Shpëtimi i sa më shumë të mbijetuarve të plagosur nga aksidenti ishte qëllimi i vetëm në ato momente për autoritetet, që drejtonin Shtabin e Emergjencës.

Ajo që ngeli pas ishte atmosfera e rëndë në morgun e Spitalit të Pukës, që fatkeqësisht, pasditen e së shtunës, nuk arriti të mbylle dyert pas aksidentit.