PUKË- Një shkollë në fshatin Lumardh të Pukës është djegur tërësisht nga një zjarr i fuqishëm, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zjarri i fuqishëm mësohet se ka rënë rrreth orës 4:00 të mëngjesit, duke përhapur panik tek banorët e zonës.

Kanë qenë pikërisht banorët, të cilët janë përpjekur të shuajnë flakët, ndërkohë më pas kanë lajmëruar dhe zjarrfikësit.

Në një prononcim për NEWS24 drejtori i Arsimit të Pukës Vladimir Kola u shpreh se duhet një hetim i hollësishëm për shkaqet e zjarrit, pasi nëse ai rezulton se është i qëllishëm, atëherë ai do ishte një krim makëbar sipas tij, pasi shkolla ka 4 vite që është rikonstruktuar.

Ndërkohë grupi hetiimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, dhe nga hetimet paraprake bëhet me dije se shkak i zjarrit kanë qenë luhatjet e tenionit.
(e.m/BalkanWeb)