PUKË- Pas shirave të ditëve të fundit në rrethin e Pukës kanë filluar rrëshqitjet e tokës. Dy banesa rrezikohen të shemben në fshatin Miliska të Komunës Fierzë pas rrëshqitjes së tokës pranë tyre. Familjet që banojnë në këto banesa janë evakuuar . 

Ndërkohë shtabi i emergjencave kërkon ndihma për dy familjet e mbetura pa strehë. Rrëshqitja e dherave është bërë problem edhe në disa fshatra të tjerë të Pukës.

(a.n/BalkanWeb)