PUKË- Tentativa për të pastruar dëborën mbi catinë e një banesë në qytetin e Pukës, ka rezultuar me dëmtimin e pjesshëm të saj, por fatmirësissht pa pasoja për personat që ishin angazhuar për pastrimin e saj.

Catia e tipit alpin prej ditësh ishte e mbingarkuar nga trashësia e madhe e dëborës, duke diktuar ndërhyrjen e menjëhershme, por sapo disa persona kanë hipur një pjesë e catisë ka pësuar shembjen totale.

Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm dhe kërkon ndërhyrje, pasi lagështira tashmë mund të bëjë të pabanueshme ndërtesën dy katëshe në qytetin verior. Ky është rasti i parë i shembjes së cative në qytetin e Pukës.
(el.me/news24/BalkanWeb)