PUKË-Një i ri ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij kanë rënë në prangat e Policisë, teksa tentonin të vidhnin kabllin elektrik në kabinën elektrike, në fshatin Dush, të rrethit të Pukës.

Referuar burimeve nga Policia e Pukës,” 22 vjeçari A.Lleshaj, ka gjetur vdekjen pas kontaktit me rrymën elektrike, ndërsa16-vjeçari me iniciale T.Ll, dhe 22-vjeçari Brian Brunga, u arrestuan sot nga Policia lokale, teksa tentonin të vidhnin kabllin elektrik në kabinën që furnizon me energji banorët e fshatit Dush, Komuna Qerret e rrethit Pukë.

(d.b/BalkanWeb)