- Me Italine ne te kaluaren ka pasur edhe projekte te perbashketa per plehrat. A mund te beni dicka per Napolin - e pyeste ne 29 maj 2008 gazetari italian i Corriere della Sera kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha.





Ky i fundit pergjigjej Pyetje shume delikate. Gjerat kane ndryshuar. Sot importimi i plehrave nga jashte eshte i ndaluar me ligjin shqiptar. Une besoj se ky vendim eshte marre nga interesa te vecanta pasi ne kete bote biznesin e plehrave e bejne edhe vende te tjera.





Por pengesat ligjore jane te pakalueshme. Por kurre mos thuaj kurre. Pas me se dy vitesh me 13 tetor 2010 eshte po ky Berishe kryeminister qe vendos miratimin e listave te mbetjeve qe lejohen te importohen per qellimi perdorimi riciklimi dhe perpunimi.





Sinjalet i kishte dhene dy jave me pare Ministri i Mjedisit kur mbrojti projektligjin e ri per menaxhimin e integruar te mbetjeve Teknologjite aktuale favorizojne mundesite e ndertimit te inceratoreve per perdorimin e mbetjeve per prodhim energjie.





Po ai leksik qe u perdor ne vitin 2004 kur nje firme e quajtur Albania Beg kerkonte te sillte ne Shqiperi mbi 150 milione tone mbeturina urbane nga Italia per ti djegur ne inceratorin qe do te ndertohej ne Kashar periferi e Tiranes.





Ne vendimin e dy diteve me pare te qeverise Berisha eshte kujdesur qe gjithcka te duket e firmuar sipas ligjeve evropiane ku figurojne mbetjet e klasifikuara ne listen e gjelber mbetje qe permbushin kriteret e Konventes se Bazelit apo Katalogun Shqiptar te Mbetjeve si dhe do te ndalohet importimi i mbetjeve te listave te mesiperme ne rastet kur ato permbajne mbetje e materiale te rrezikshme.





Nese qeverine Berisha nuk e tremb precedenti i plehrave te vitit 2004 te cilat edhe vete kryeministri i sotem i kishte denoncuar si projekte te mafies eshte nje ligj qe ndalon Shqiperine te importoje plehrat e rrezikshme nga jashte.





Me 11 qershor 2004-en qeveria Nano kishte miratuar projektligjin Per ratifikimin e Konventes se Stokholmit Per ndotesit organike te qendrueshem qe eshte nje instrument ligjor te iniciuar nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Mjedisin i cili synon te reduktoje apo ndaloje disa prej ndotesve organike ku me problematike renditeshin furanet dhe dioksinat te cliruara nga djegia e mbetjeve te ngurta sidomos ne rastet kur mbetjet urbane bashkoheshin me mbetjet e rrezikshme.





Nje muaj pak ketij projektligji eshte edhe fjala e Komisionit Evropian i cili nderhyri pas debateve te nxehta te shoqerise civile dhe qeverise se kryeministrit Nano per importimin dhe djegien e plehrave italiane ne Shqiperi.





Ne korrik 2004 ne nje deklarim per shoqerine civile ne Shqiperi drejtori per Ballkanin Perendimor David Delay shprehej se eksportimi i mbeturinave prej BE-se ne vende te treta iu nenshtrohet percaktimeve qe permbahen ne Rregullimin EEC nr. 259/93 lidhur me mbikeqyrjen dhe transportimin e mbeturinave brenda per brenda dhe jashte Bashkimit Evropian.





Ne perputhje me nenin 14 te ketij Rregullimi ndalohet cdo lloj importi me qellim depozitimin me perjashtim ne kushte te caktuara vetem te atyre vendeve te EFTA qe jane gjithashtu pjese e Marreveshjes se Baselit mbi kontrollin e levizjeve tejkufitare te mbeturinave te rrezikshme dhe depozitimit te tyre.



Ne historine e pese viteve te fundit Berisha u ka vene vulen shume prej projekteve te nisura apo te mbetura ne tentative te paraardhesit Nano.





Ne maj 2004 qeveria hartoi nje projektvendim te fshehte per nenshkrimin e nje marreveshjeje me kompanine Albaniabeg Ambient per importimin e plehrave nga Italia. Plehra te cilat do te importoheshin nga Italia deri ne 150 milione tone do te digjeshin ne nje impiant ne Kashar si dhe do te groposeshin ne Sharre.





Shekulli ishte asokohe ne balle te shoqerise civile per te denoncuar kete masaker ekologjike qe po i behej vendit. Vete Berisha zyrtarisht e cilesoi marreveshjen te dyshimte dhe mafioze.





Qeveria Nano kerkoi ta bente fakt te kryer djegien e plehrave italiane me ane te nje votimi ne Kuvend por presioni ishte aq i madh sa marreveshja nuk u arrit. Ne biznesin e plehrave ishin qarqet italiane te menaxhimit te mbetjeve urbane qe si gjithnje jane ne krize.





Sipas shtypit italian te gjashte viteve me pare grupi Cerroni pronar i kompanise se shkarkimit te plehrave ne Rome shihte si zgjidhje kryesore ne 2004-ne importimin ne Shqiperi dhe perfaqesuesi i Albania Beg qe deshi te hynte ne Shqiperi atehere ishte Francesco Bechetti nipi i pronarit te menaxhimit te mbetjeve urbane te kryeqytetit Italian.





Ironi me vete qe qeveria e sotme ndermerr kete hap kur Shqiperia ne cdo cep te saj eshte mbytur nga plehrat e veta urbane. Ashtu si gjashte vite me pare ideja eshte te sjellja e mbeturinave nga jashte dhe vecanerisht nga Italia ku emergjenca e plehrave te jugut eshte akute.





Por ato jane nje pjese e se keqes. Pjesa tjeter eshte se nga Italia fare mire mund te infiltrohen edhe pjese nga stoku i 90 mije tone mbeturinave toksike dhe radioaktive te depozituara 20 vite pas mbylljes se centraleve berthamore ne Itali per mbajtjen e te cilave shteti italian ka paguar deri me sot 12 miliarde euro.



A do te arrihet Gjashte vite me pare tentativa deshtoi. Por kesaj radhe ne krye te biznesit te plehrave jane ustallaret e Gerdecit dhe ata sic e tregon historia te bejne gjemen dhe dalin pa lagur.