Tepelene
Grevistet kerkojne pagen e plote firma pretendon se i ka paguar

Prej dites se marte ne mesdite dhjete punetore dhe manovratore te kantierit te ndertimit te hidrocentralit te Kalivacit mbi lumin Vjose jane futur ne nje greve urie me pretendimin se prej 7 muajsh nuk po marrin pagat e tyre. Te merkuren grupit te te ngujuarve ne zyrat e kantierit u jane bashkuar edhe dy punetore te tjere duke e cuar ne 12 numrin e grevisteve nga 15 punetore qe ka gjithsej firma ndertuese nenkontraktore Shameti SHPK. Sipas grevisteve gjate kesaj periudhe ka pasur nje sorollatje te pashpjegueshme nga ana e firmes per likuidimin e detyrimeve financiare te tyre. Qe nga muaji prill nuk po marrin pagat dhe vlera e borxhit te firmes ndaj nesh arin ne 420 mije leke per cdo punetor. Na eshte likuiduar gjate kesaj periudhe vetem 30 e vleres thote nje prej te ngujuarve. Sipas tyre kalimi ne nje veprim te tille ekstrem ka ardhur pas heshtjes se vazhdueshme nga administratoret e firmes qe kryen punimet prej tetorit te vitit 2009 ne kantierin e ndertimit te nje prej veprave energjetike me te medha te ketyre 25 vitet e fundit ne Shqiperi. Nderkaq burime qe i referohen administrates se firmes nenkontraktore Shameti SHPK bene te ditur se punetoret mes te cileve jane disa manovratore te makinerive te renda te germimit dhe transportit jane paguar rregullisht sipas kontrates per te gjithe kohen kur ne kantier ka pasur volume pune si dhe jane derdhur detyrimet e sigurimeve shoqerore. Administratoret e firmes koncesionare Beketi dhe ata te firmes nenkontraktore shprehen shqetesim per fatin e makinerive qe kane ne ngarkim grevistet por keta te fundit kane shprehur se makinerite e renda do te jene nen kujdesin e tyre.