DURRËS- Denoncimet në seri për mashtrim në adresë të një agjencie privatepunësimi në Durrës, kanë detyruar zyrën Kundër krimit ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Policisë së këtij qarku që në bashkëpunim me prokurorinë të nisin një proces hetimor ndaj kësaj agjencie. Në ndjekje penale është vënë administratori i agjencisë, 48-vjeçari Ymer Nurka dhe dy punonjësit e tjerë të saj. Bëhet fjalë për 34vjeçaren Merita Nurka (bashkëshortja e kreut të agjencisë) dhe inxhinieri Jaho Spaho, 43 vjeç nga Gramshi.

Burime policore pohojnë se tre personat në fjalë janë denoncuar nga disa qytetarë se nëpërmjet premtimit për punësim jashtë vendit kundrejt pagesës deri në 2000 dollarë në muaj u kanë zhvatur shuma të konsiderueshme parash.

Ndërkohë që i kanë mashtruar për kushtet e punësimit. Nga kallëzimet e bëra ka rezultuar se agjencia e punësimit kishte njoftuar se kishte marrë oferta nga një kompani ndërtimi në Kazakistan, e cila kërkonte punëtorë që i paguante me rroga të njëjta me ato që aplikojnë vendet e perëndimit.

Mësohet se më shumë se 80 qytetarë në nevojë për punë janë paraqitur pranë agjencisë gjatë muajve tetor-nëntor të vitit që shkoi dhe kanë aplikuar për t’u punësuar në Kazakistan.

Luftëtar Rama nga Durrësi, njëri nga punëtorët që ka provuar të punojë për dy muaj në Kazakistan, dje tregoi me detaje për mashtrimin që i është bërë nga agjencia që drejtohej nga Ymer Nurka.
Në një intervistë për televizionin “News 24”, 27-vjeçari pohoi se shpenzoi 2100 dollarë për të shkuar në Kazakistan, ndërsa për një muaj u pagua vetëm me 200 dollarë për punën e bërë në ndërtim dhe në temperatura që arrinin deri në minus 38 gradë.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)