Tre vend burime nafte të Albpetrol janë nxjerrë për dhënie me koncesion nga qeveria.


Blloqet Cakran Mollaj në Fier dhe Gorisht Koçul dhe Amonicë në qarkun e Vlorës, janë nxjerrë për shitje nga ministria e Energjisë dhe më 31 mars përfundon dhënia e ofertave nga privatët.


Burime nga ministria thonë se nëse procedura do të mbyllet me sukses, atëherë do të nisë dhe faza e parë e planit të ristrukturimit të Albpetrol. Qeveria ka lajmëruar se gradualisht kompania shtetërore e nxjerrjes së naftës do të kthehet në një njësi të vogël më pak veta për menaxhimin e kontratave hidrokarbure, ndërkohë organika me 2300 punëtorë do të shkurtohet ndjeshëm.


Dy vend burimet e para Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Koçul konsiderohen me rezerva të kënaqshme naftë. Edhe më parë këto blloqe ka qenë dhënë me koncesion por qeveria i ka rimarrë puset për shkak të shkeljes së marrëveshjeve.


Autoritetet janë optimistë se gara do të japë rezultat pozitiv dhe brenda 6-mujorit të parë mund të nisin negociatat me kompanitë fituese.


Paralelisht do të zbatohet dhe plani i ristrukturimit të personelit. Një pjesë e atyre që do të shkurtohen do të trajtohen me pagesa afatgjata, kurse një pjesë do të kalojnë tek kompanitë që do të marrin koncesionin.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)