Çështja në ngarkim të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika i ka kaluar Gjykatës së Tiranës. Kjo pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, ka shpallur mos kompetencë për gjykimin e çështjes. Ky vendim wshtw marrw sepse ndaj Xhikës ka rënë akuza e korrupsionit, dhe tashmë do të përballet vetëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës.


Kujtojmë se Xhika u arrestua në 2 shkurt, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ish-kreu i ARRSH dhe dy ish-vartësit e tij Aksel Qorduku dhe Albens Alite, akuzohen për abuzim gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 milionë dollarësh.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)