E marte 24 Janar 2012 1804

Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir MediuGjykata e larte ka pushuar padine e radhes ndaj Ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar per plagosje nga te lenduarit e tragjedise se Gerdecit.



Padia u ngrit nga disa prej te demtuarve te shperthimit te 15 marsit 2008 ne punishten e demontimit ne Gerdec. Pasi ka degjuar pretendimet e te dyja paleve trupi gjykues i kryesuar nga Fatos Lulo ka vendosur mos fillimin e procedimit ndaj Mediut me argumentin se pala paditese nuk ka paraqitur prova te mjaftueshme ne lidhje me kete akuze. Nje sance me pare avokatet e te plagosurve kerkuan fillimisht qe ceshtja te niste me kerkesen drejtuar parlamentit per heqjen e imunitetit ndaj Mediut gje qe nuk u pranua nga gjykata.ShareTweet