Rikthimi i Sajmir Tahirit në Kuvend, ka krijuar pështjellim jo vetëm për opozitën, por ka shkaktuar emocione edhe për deputetët e maxhorancës.


Siç duket edhe nga foto, ish-ministri i Brendshëm është pritur përzemërsisht nga gratë socialiste të kabinetit qeveritar, Mirela Kumbaro (ministre e Kulturës), Lindita Nikolla (minstre e Arsimit) si dhe nga ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.


Tahiri mbërriti në Kuvend ndërkohë që seanca kishte nisur. I veshur me xhinse dhe xhaketë, para se të ulej në fund të sallës si deputet i pavarur, ai është përballur i pari me deputetin e PR-së, Fatmir Mediu.







19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)