Kryeministri rus Vladimir Putin ka deklaruar se, nese SHBA do te heqin dore nga mburoja anti-rakete ne Evropen lindore, atehere plani i Moskes per vendosje raketash do te zhduket.

“Nuk do te kete asnje kundermase nese nuk do te kete baza per mburojen anti-rakete. Nese ndodh keshtu, atehere do te mund te ndalim kete tendence shume te rrezikshme ne kontinentin evropian”, ka pohuar Putin.

Ish-kreu i Kremlinit ka rikonfirmuar planin e Moskes per te vendosur raketa ne Kaliningrad vetem nese Uashingtoni do te vazhdoje me projektin e tij.