Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka hequr dorë nga rituali i përvitshëm për t’u larë në ujin e akullt të liqenit Seliger me rastin e festës ortodokse të pagëzimit të krishtit.


Presidenti Vladimir Putin është zhytur në ujin e akullt të liqenit Seliger gjatë ceremonisë për festën ortodokse në manastirin e Nilov.


Në të gjithë Rusinë me qindra mijëra persona të moshave të ndryshme kanë sfiuar temeperaturat e ulëta për tu larë në ujërat e akullta të lumenjve dhe liqeneve me rastin e fesës për pagëzimin e Krishtit.


Në Moskë numërohen 59 pika pagëzimi, ku shumë rusë praktikuan ritin që kujton pagëzimin e Jezusit nga ana e Shën Xhovani Batista, një nga festat ë të rëndësishme për kishën ortodokse.


Çdo gjë është filmuar dhe është transmetuar drejtpërsëdrejti në internet falë telekamerave të vendosura nga autoritete ruse.



19 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)