Presidenti rus, Vladimir Putin u ka dërguar sot urime për Vitin e Ri liderëve botëror, duke përfshirë presidentët e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Francës, ka njoftuar Kremlini.




Putini kolegut të tij amerikan, Barack Obama i ka uruar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe ka përmendur rëndësinë e marrëdhënieve ruso-amerikane, transmeton Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Viti që po shkon ka vërtetuar se marrëdhëniet e Rusisë dhe SHBA-ve janë faktori kryesor që siguron paqen ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.




Putini gjithashtu urime për Krishtlindje dhe Vitin e Ri i ka dërguar edhe presidentit francez, Francois Hollande, kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit britanik, David Cameron, etj.




Por, Putini nuk e ka uruar për Vitin e Ri presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan dhe atë ukrainas, Petro Poroshenko.




Urim nga Putini nuk ka marrë as presidentja e Kosovës, Atifete Jahajga, në krahasim me homologun e saj serb, Tomisllav Nikoliqin, për të cilin Putini ka pasur fjalë miradije dhe vëllazërore.




Raportet e Rusisë me Turqinë dhe Ukrainën janë të përkeqësuar. Me Turqinë janë ngrirë raportet që nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus muajin e kaluar, kurse me Ukrainën Kremlini është në luftë të pashpallur. /Indeksonline/