pollo


Genc Pollo tërhiqet përsëri, duke e bërë tërësisht joserioz gjithë procesin e negociatave për kthimin në Kuvend.


Gjatë takimit të orëve të vona, ai ka pranuar të firmosë Marrëveshjen e Kukanit, por ka kërkuar të shtohet si pikë fakti që ndryshimet ligjore do të miratohen deri më 30 qershor, lidhur me dekriminializimin e parlamentit.


Në mesditë ai paraqiti një draft tërësisht joserioz, që nuk kishte lidhje me draftin e Kukanit.


Balla dhe Vasili printuan marrveshjen e ofruar nga Kukan dhe e firmosën. Pas kësaj ngelej në dorë të PD, ta firmosin apo ta hidhnin poshtë atë që ishte arritur.


Pollo u largua dhe u rikthye në mbrëmje tërësisht i zbythur, duke kërkuar një shtesë formale që mund tu pranohet nga shumica.


Sot në orën 09:00 është paralajmëruar mbledhja e grupit parlamentar të PD, ku së paku 12 deputetë janë bërë gati të hyjnë në Kuvend pavarsisht rezultatit të negociatave.


Kjo duket se e ka trembur Berishën, i cili po tenton ta shtyjë në ekstrem vendimin që ta bëj fakt të kryer.


Pas kësaj nuk ka më garanci se ata nuk do të ndryshojnë sërisht qëndrim.