Plot 30 mije leke do te kushtoje nje vit strehim ne Qytetin Studenti. Lajmin e beri te ditur dje, Bujar Brovina, Drejtor i Ndermarrjes nr. 1 te Trajtimit te Studenteve. Edhe kete vit akademik, studentet do te jene te detyruar te paguajne serish me teper para, per strehimin e tyre ne QS. Pothuajse cdo vit cmimi i fjetjes ne bujtina eshte rritur, nderkohe qe drejtuesit e kesaj ndermarrje e argumentojne me faktin e permiresimit te kushteve.
Tarifa
Nga 26 mije qe ishte vitin e kaluar, sivjet tarifa e strehimit ne cdonjeren prej bujtinave te Qytetit Studenti, rritet ne 30 mije leke. Nga keto, ende nuk eshte vendosur se sa do te sherbeje si siguracion, i cili kthehet ne fund te vitit. Drejtori i Ndermarrjes nr.1 te Trajtimit te Studenteve, Bujar Brovina, tregon per gazeten edhe shkaqet qe cuan ne nje vendim te tille te bordit drejtues te ndermarrjes. "Kostoja eshte e larte ndaj nuk kishim rruge tjeter. Nje pjese e madhe e parave na shkojne per te paguar energjine elektrike, ujin e pijshem, por edhe per sherbime te tjera", deklaroi Brovina. Kjo do te thote qe te rinjte edhe kete vit duhet te paguajne me shume para per strehimin e tyre ne QS. Jane plot 4 mije leke qe i shtohen tarifes se vitit te kaluar qe duhet te paguajne studentet. Nje nder faktoret e tjere qe ka ndikuar ne rritjen e cmimit eshte edhe interneti per cdo dhome, por ky eshte nje sherbim ekstra qe nuk i nevojitet cdo studenti dhe si pasoje nuk mund te paguaje para shtese per te. Por sipas, Brovines, shuma 30 mije leke nuk mund te quhet e larte, nisur nga te gjitha ato qe jane bere. "Uje dhe drite ka 24 ore. Cdo muaj, ne i paguajme KESH-it mbi 160 mije dollare per dritat dhe Ujesjellesit mbi 70 mije dollare. Ne jemi Shoqeri Anonime, cka do te thote se detyrimet i paguajme vete, nga buxheti qe mundim te mbledhim prej studenteve", rrefen drejtori Bujar Brovina. Edhe ne bujtinat ku kushtet nuk kane qene shume per t'u pasur zili, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve po i merr te gjitha masat qe gjithcka te jete ne rregull per pritjen me kushte sa me te mira te studenteve.
Studentet
Sa i perket studenteve, Brovina premton qe do te strehohen qe te gjithe dhe se asnje nuk do te mbetet jashte. Madje, sipas tij, nese ende do te kete vende bosh do te "thithen" studente edhe nga ata qe nuk jane planifikuar te qendrojne ne Qytetin Studenti. Drejtori Brovina shprehet se sivjet bujtinat jane gati te presin rreth 2800 te rinj. Nga ana tjeter, kapaciteti total eshte rreth 6500 studente. Megjithate, sipas tij, gjithcka ne fakt varet se sa studente do te kene nevoje per keto bujtina, pasi ka edhe mjaft studente qe jane nga kryeqyteti, ose zgjedhin te qendrojne ne shtepi me qira. "Megjithate, ne po bejme gati, cdo ambient te mundshem me kushte te mira jetese, aq sa mund te ofrojme ne, ne menyre qe askush te mos qendroje jashte bujtinave tona", thote drejtori Brovina. Sipas tij, ne rastet kur numri i kerkesave per nje krevat ne Qytetin Studenti do te jete i larte, do te vendoset qe numri i studenteve per cdo dhome te jete 4. Megjithate, ai shprehet se stafi i tij do te perpiqet qe nje gje e tille te mos ndodhe, duke shfrytezuar ambientet e tjera, si per shembull godinat e familjareve. Nese do te mbeten vende bosh ne bujtinat e Qytetit Studenti, atehere drejtori i tij ka menduar qe te "thithen" studente dhe te fakulteteve te tjera, si per shembull te Mjekesise, apo te Inxhinierise se Ndertimit. "Nuk duam ne asnje menyre qe dhomat te rrine bosh, ndersa nevojat mund te jene te medha", thote drejtori Brovina.
L. Ndoka