Pacientëve të sëmurë që u duhet të shtrohen në spital, përpara se të bëjnë teshat gati për tu mjekuar në spital, më parë duhet të mbushin xhepin plot pasi gjoba e një shtrimi në një prej pavijoneve të spitalit numër 1, është plot 300-500 mijë lekë.
Këto para u dorëzohen nga të afërmit e pacientëve shefave të shërbimit nën dorë duke marrë parasysh faktin që nëse nuk jepet ryshfet një shtrim mund të vonohet me javë të tëra. Pacientë të shumtë në pavijonet e sëmundjeve të brendshme thanë për gazetën SOT se gjatë konsultave me shefat e shërbimit ata kanë qenë të detyruar ti lënë atyre ryshfet për shtrimet pasi në të kundërt shërbimi i infermiereve apo edhe dhoma mund të sigurohej pas disa javësh. Nga ana tjetër të afërmit e pacientëve deklarojnë se ata u lënë ryshfet mjekëve dhe shefave të shërbimit edhe gjatë vizitave të përditshme në orët e paradites.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"
Last Updated on E Marte, 31 Gusht 2010 20:34