28/02/2005  Seminari i OSBE-së ka nxjerrë në pah ndotjen e madhe të qyteteve të kësaj zone, si dhe mungesën e projekteve


BERAT – Ndotja e mjedisit në qarkun e Beratit ka shkuar në kufijtë maksimal. Tymi i dalë nga guroret, mbetjet e ngurta, teknologjia e vjetëruar, rrjedhja e naftës në siparfaqen e tokës, ndotja e dy lumenjve Osumit dhe Devollit nga ujrat e zeza si dhe mbeturinat kimike të dy ish-uzinave, ajo e prodhimit të baterivë në Berat dhe ajo e prodhimit të armve në qytetin e Poliçanit vazhdojnë të ndotin ujin dhe ajrin njëkosisht. Për të nxjerrë problemet e ndotjes së mjedisit, është dashur të zhvillohet një seminar i organizuar nga OSBE-ja në ambjentet e bashkisë, ku kanë marrë pjesë krerët e ARM dhe inspektorët, përfaqësuesit e bashkisë, të prefekturës dhe të qarkut.


Në këtë seminar kanë dalë hapur problemet e ndotjes që u kanos shëndetin dhe jetën çdo ditë rreth 150.000 banorve të qarkut të Beratit dhe veçanarisht të qyteteve Kuçovë, Urës Vajgurore, Poliçanit, dhe qytetit të Beratit.


Drejtori i ARM-ës për qarkun e Beratit, ka shpjeguar në detaje dhe me shifra se kush e ndot ambjetit në sipërfaqe. Pjesa më e madhe e ndotjes, ka dalë se ka ardhur nga ujrat e zeza, që derdhen në të dy lumenjët Osum dhe Devoll, pasi ende nuk ka një impjantë të trajtimit të këtyre shkarkimeve dhe këto përbëjnë një rrezik serioz, pasi çdo vit në këto dy lumenjë shkarkohen mbi 9 milion m3 mbetje urbane të lëngta, nga të cilat vetëm Berati zë sasinë më të konsiderushme, atë të 6.650.000 m3 në vit, Kuçova 1.700.000 m3 dhe Skrapari 750.000 m3 në vitë. Edhe nbetjet e ngurta ndotin çdo ditë ambjetit, pasi çdo ditë janë llogaritur se bëhen deri në 120 ton mbetje për të gjithë qarkun, por këto mbetje të ngurta derdhen në sheshe pranë brigjeve të dy lumenjve dhe për këtë arsye ndotin ujrat sipërfaqësore.


Por, problem madhor për kreun e ARM-ës, ngelet ndotja e ajrit, që edhe pse për një banor sipërfaqja e gjelbërt është mbi 20 m2, sërisht është shumë e vogël në krahasim me ndotjen që ka ajri, gjë që vjen nga pluhurat e ndërtimeve e shkatërrimeve, makinat, lëndët që dalin nga djegia e plehrave.


Më problematikja në ndotjen e ajrit ka rezultuar se është zona naftëmbajtse në rrethin e Kuçovës, e cila ka një teknologji mjaft të vjetëruar dhe për pasojë mungesa e investimeve ka sjellë ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Në këtë rajon ndotja më e madhe duket duket qartë, pasi “hartat” e naftës zënë 1/3 sipërfaqes. Ndërsa ndotja e ajrit, ndonëse është më e vogël në shifra, sërisht ajo është e lart dhe e rrezikshme për shëndetit dhe jetën e banorëve.


Ndotja në qytetin e Urës Vajgurore dhe të zonës për rreth është alarmante, pasi tymrat që dalin nga përpunimi i gurit për prodhimin e inerteve kanë prekur mbi 100 persona të cilët janë diagnostikuar me sëmundjet e rrugëve espiratore dhe mushkërive si dhe azmatikë.


Edhe ndotja nga makinat dhe nga gazrat që nxjerrin mbi 10.800 makina që ka qarku, veç çlirimit të gazit karbonik edhe tymrat që ngrejnë gjatë lëvizjes, ndikojnë ndjeshëm në ndotjen e ambjetit. Por ndotja e ajrit dhe e ujit vjen edhe nga ndotja që i bëjnë ish- uzina e baterisë në lagjen “Uznovë”, e cila u shkatërrua gjatë vitit 1997-të dhe ku aktualisht banojnë mbi 7000 banorë. Në këtë zonë derdhja e ujrave në përroin e Zagores ka rritur ndotjen edhe në lumin Osum, ekzistenca e kësaj uzine prej 30 vjetësh ka bërë që ujrat e nëntoksore të kenë nivel të lartë plumbi. Madje afër nivelit maksimal është ndotja edhe në fruta, perimet e drithrat që kultivohen në këtë zonë.


150 mijë banorë


Qarku i Beratit


9 milionë metër kub në vit


mbetje urbane të lëngëta “prodhon” Qarku


6.65 milionë metër kub në vit


mbetje urbane të lëngëta, “prodhon” Berati


1.7 milionë metër kub në vit


mbetje urbane të lëngëta, “prodhon” Kuçova


750 mijë metër kub në vit


mbetje urbane të lëngëta, “prodhon” Skrapari


120 mijë ton në ditë


mbetje të ngurta “prodhon” Qarku


20 metër katrorë për çdo banor


sipërfaqja e gjelbërt