Një 21 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë teksa qarkullonte me armë zjarri.


policia-durres


Geri Metaj, u prangos në fshatin Sallmone të Shijakut gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.


Arma e sekuestruar është një pistoletë tip TT model 54, ndërsa me vete kishte edhe 14 fishekë. Mbi 21-vjecarin rendon akuza e armëmbajtjes pa leje.


Njoftimi:


Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.


Qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.



Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe municion luftarak.


Shërbimet e Operacionales në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:


G. M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.


Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Sallmone, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.