Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë arrest me burg për Emiljano Nina, iu riu i cili qëlloi katër herë me armë në një lokal nate në Dhërmi mbrëmjen e së shtunës.


Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Nina akuzohet për veprat penale Armëmbajtje pa leje dhe Prishja e qetësisë publike e kanosje.


Gjatë seancës, e cila ka zgjatur për rreth 20 minuta, i akuzuari nuk ka lëshuar asnjë deklarate. Emiljano Nina qëlloi katër herë në ajër në një klubin e natës Havana në Dhërmi.


Ngjarja fatmirësisht përfundoi pa viktima, por shkaktoi kaos dhe panik mes klientëve, si dhe ngriti pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e klubeve të natës në bregdet.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)