Një shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet për kryerjen e një vrasjeje, rreth 18 vite më parë.


policia greke


Mediat fqinje shkruajnë se viktimë e vrasjes ka mbetur një e moshuar, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2003, në Volos.


Raportohet se shqiptari ishte futur në shtëpinë e të moshuarës dhe e kishte dhunuar duke e qëlluar në kokë e trup me sende të forta e thikë dhe më pas i kishte grabitur shtëpinë.


Indicia që e çoi policinë në zbulimin e shqiptarit, ishte një shenjë gishti, që asokohe grupi hetimor kishte mundur të identifikonte.