Një 48-vjeçar aventurier është arrestuar në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie, duke dalë i armatosur në rrugët e kryeqytetit. Shtetasi A.I. është ndaluar nga policia pas denoncimit të një qytetari në sallën operative.


Telefonuesi ka thënë se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet.


Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).


48 vjeçarit, banues në Tiranë (me masë sigurie arrest shtëpie për veprat penale Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit), i është gjetur një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë, njofton policia.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit dhe Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.