Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij dhe djalin 18-vjeçar.


Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në banesë në fshatit Dushk të Lushnjes.


Gruaja 43 vjeçe dhe djali 18 vjeç kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij krimi në familje.


14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)