Hyn ne fuqi rregullorja e re ne qendren spitalore "Xhaferr Kongoli" ne Elbasan. Urdheresa eshte nxjerre nga drejtori i kesaj qendre Dr.Arben Paralloi. Drejtori Paralloi shprehet se masat e marra lidhen me disa urdheresa qe synojne permiresimin e imazhit te mjekesise ne syte e qytetareve, imazh i cili shpesh eshte demtuar nga veprimet abuzive dhe korruptive". Drejtoria e Qendres Spitalore ne Elbasan ka nxjerre urdherese qe ndalon kryerjen e analizave biokimike ne laboratoret private per te gjithe te semuret ne spitale. Nevojat do t'i perballoje laboratori i spitaleve ne menyre qe pacientet te mos shtrengohen ekonomikisht per te kryer ekzaminime. Urdheresa tjeter lidhet me rregullimin e hyrjeve dhe daljeve neper spitale. "Veprimet e uleta dhe abuzive me pagesa per te hyre e per te dale ne spitale jane teresisht te denueshme. Urdheresa tjeter lidhet edhe me figuren e mjekut. Kam ndaluar frekuentimin e lokaleve nga mjeket gjate orarit te punes. Imazhi i mjekut ne syte e publikut duhet te jete e nje profesionisti serioz". Drejtoria e spitaleve ne Elbasan ka planifikuar edhe vendosjen e kutive te ankesave ne cdo pavijon ku pacientet apo te afermit e tyre mund te depozitojne ankesat qe kane per mjeket dhe sherbimin, por edhe per sugjerime per permiresimin e kushteve ne spitale. Vendosja e rregullit dhe disiplines ne spitale, lufta kunder abuzimeve, korrupsionit dhe mitmarrjes si dhe futja e spitaleve ne skemen e financimit nga ISKSH pritet t'i cele perspektiva te reja qendres spitalore te Elbasanit.


F. Salliu