Dy mbremje me pare Sheshi ne qender te Tiranes eshte aslaftuar, pjeserisht. Punonjesit e bashkise kane hedhur nje shtrese 10 centimetra te trashe per te eliminuar gropat e shumta qe ndodheshin ne te. Nderkohe Bashkia e Tiranes ka lene te lire qarkullimin e mjeteve, me drejtim levizjeje nga Stacioni i Trenit drejt sheshit "Skenderbej". Ndonese tabela sinjalistike e vendosur nga bashkia ndalon levizjen e mjeteve ne ate kah, qarkullimi eshte lejuar. Policia e shtetit, konfirmon se ndonese here pas here i eshte drejtuar me shkrese zyrtare bashkise se Tiranes per te ndryshuar skemen e levizjeve te mjeteve,ende nuk ka nje pergjigje prej tyre dhe ne keto kushte po vijon te respektoje grafikun e vendosur nga pushteti lokal, ndonese kjo rendon trafikun.