Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Europian vetëm nëse Kosova bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Deklarata është bërë nga një deputet i parlamentit gjerman, i cili nuk ka dashur të bëjë publik emrin e tij. Qëndrimi i Gjermanisë është publikuar nga e përdishmja serbe Danas.


Gjermania nuk do të ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në Bashkimin Europian, nëse Kosova nuk bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara.


Kështu ka deklaruar një prej deputetëve të Bundestagut gjerman nga partia në pushtet, për të përditshmën serbe Danas.


Ligjvënësi ka dashur të qëndrojë anonim, por në deklaratën e tij specifikohet:


“Kreut shtetëror të Serbisë i është thënë para dy vitesh se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë njëri nga kushtet që Serbia të pranohet në BE”, ka tha deputeti i koalicionit qeveritar mes Unionit Demokristian dhe Unionit Socialkristian.


Deputeti ka theksuar se qëndrimi i Gjermanisë i është kumtuar Serbisë në Bruskel në kohën kur diskutohej marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.


Në atë kohë  kemi thënë se nuk do të ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, nëse Serbia nuk pranon që Kosova të bëhet anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë burimi i gazetës Danas.


Ai shton se se ka ardhur koha që të nisë proçesi i njohjes së Kosovës në OKB dhe gjithashtu të nisë proçesi për të bindur Partinë Progresive Serbe të bie dakord për këtë kërkesë. Ligjvënësi i Bundestagut gjerman mbyll deklaratën e tij:


Normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të thotë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Për Gjermaninë, e përbashkëta mes Kosovës dhe Serbisë është e ardhmja e tyre e përbashkët.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter