Kjo e hënë në Tiranë nisi me një lajm të kobshëm, pasi në orën 08:10 minuta, në një punishte druri në zonën e Vorës u gjend i varur roja i këtij biznesi, i cili i kishte dhënë fund jetës.


Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja që tronditi Vorën, është zbuluar edhe emri i viktimës. Ai është 56-vjeçari Agim Hito, baba i tre fëmijëve.


Sipas Newsbomb, trupi i viktimës ka qëndruar varur në litar përreth 6 orë duke terrorizuar këdo që e ka parë. Askush nuk e ka prekur trupin derisa uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes dhe njoftuan ekspertët.


Ndërkohë, ende mbeten të panjohura shkaqet që e kanë çuar 56-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.