Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se ulja e buxhetit për 6 milionë për veteranët dhe vonimi i listave është një mashtrim që po u bëhet atyre në mënyrë që buxheti të mos jepet fare këtë vit.




“Ky proces është politizuar dhe këta me çdo kusht po mundohen me përfitu kohë dhe me e zvarrit deri në fund të vitit dhe ky buxhet mos me u përdor për këtë vit. Krejt çka janë duke bërë është një mashtrim që po u bëhet veteranëve të luftës”, ka thënë Qeriqi për Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Sipas tij, Komisioni për Verifikim të listave për veteranët e UÇK-së po ndërmarrin diçka vetëm kur veteranët po reagojnë, në të kundërtën, siç thotë Qeriqi, ata vetëm po bëjnë lojëra.




“Për mua ka qenë e dijshme kjo që këta po i bëjnë disa lojna veç për me fitu kohë më tepër edhe sa herë po reagojnë veteranët, ata po përdorin diçka sa për ta zbut situatën. Jemi duke diskutuar me veteranët e luftës dhe shpresoj se ata do ta kuptojnë se po bëhen vetëm mashtrime dhe se këta nuk janë duke bërë një punë serioze në këtë drejtim”, ka shtuar ai.




Qeriqi ka thënë se është duke pasur presione dhe kërkesa të mëdha nga veteranët që të zhvillohet një protestë. Madje, ai tha se shumë shpejt do të dalin me një konferencë lidhur me këtë çështje, raporton Indeksonline.




Ndryshe, deklaratat e Qeriqit erdhën pasi Agim Çeku, kryetar i Komisionit Qeveritar për Verifikim të Listave për Veteranët e Luftës së UÇK-së, tha se ulja e 6 milionëve për veteranët do të ulet si shkak i rishikimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2015./Indeksonline/