Rritja e interesave te kredive nga bankat private duket se ka prekur edhe qeverine.

Sipas te dhenave nga Banka e Shqiperise, ankandi i fundit i bonove te thesarit, permes te cilave qeveria merr borxh nga bankat tregtare, solli nje rritje te interesit per borxhin njevjecar nga 7.95 qe ishte ne fillim te ketij muaji, ne 8.24 per qind.

Kostoja e huamarrjes ne treg, sidomos ajo ne valute ka shenuar kohet e fundit ne tregun e lire nje rritje jo te vogel, e cila varion nga 1 deri ne 1.5 pike perqindjeje, si pasoje e krizes globale financiare.

Por ne rastin e borxhit qeveritar, i cili merret ne leke, ekspertet ja faturojne rritjen me shume perqendrimit te huamarrjes se shtetit ne fund te vitit, sesa pasojave te krizes.

Nje pjese e mire e pagesave vjetore qe qeveria ben lihen per ne fund te vitit, ndaj dhe kerkesa per borxh eshte me e larte duke shkaktuar keshtu rritjen e interesave.

Sipas te dhenave, gjate muajit nentor qeveria mori ne tregun e brendshem nga bankat private rreth 15.4 miliarde leke, ose rreth 162 milione dollare, per te financuar investimet publike, por edhe zerat e tjera te shpenzimeve qe ajo kryen.

Vetem per borxhin e marre ne nentor, qeveria duhet te paguaje deri ne maturimin e tij, vitin e ardhshem plot 13 milione dollare.

Sipas parashikimeve te bera nga Ministria e Financave ne buxhetin e shtetit, per kete vit interesat e borxhit pritet te jene rreth 32.5 miliarde leke, ose mbi 340 milione dollare, shifer kjo e barabarte me mbi 30 per qind te fondit total te investimeve publike.