Autobuz-urbanQeveri ka depozituar sot në Kuvend, një projektligj të ri që pritet të reformojë transportin rrugor në vend. Sipas një njoftimi për shtyp, me shtesat dhe ndryshimet e parashikuara në projektligj synohet përmirësimi i veprimtarisë në transportin e udhëtareve brenda vitit, përafrimi i legjislacionit me legjislacionin e BE-së.

Gjithashtu, edhe përditësimi i legjislacionit me aktet që kanë hyrë në fuqi. Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse, autoriteti përgjegjës është ministri i Transportit. Ndërkohë, këshilli i qeverisjes vendore ose i qarkut është përgjegjës për rrjetin e linjave rrethqytetase.

"Në ndryshim nga ligji ekzistues në një nen të veçantë të projektligjit është parashikuar që ndryshimet në rrjetin e linjave mund të bëhen çdo 3 vjet", thuhet në njoftimin për shtyp.

Ky projektligj paraqet përparësi lidhur me transportin e udhëtarëve ndërqytetas, rrethqytetas, ku kriteret për miratimin e linjave, kufizimet e llojeve të linjave, në të cilat kryhet ky transport janë shprehur qartë për të shmangur çdo keqkuptim.

Qeveria është shprehur se, "projektakti paraqet përparësi se në të parashikohen dispozita për stacionin e autobusëve të udhëtarëve, sistemin e biletave dhe regjistrimin kombëtar të transportit rrugor, si dhe hartimin e akteve nënligjore në zbatim".

/Shekulli Online/