Zbardhet procesverbali. Dikasteret nuk kane paguar diplomatet nen varesi

Ministria e Puneve te Jashtme ankohet per shpenzimet e administrates se ministrive te tjera te kabinetit Berisha ne kurriz te diplomateve shqiptare. Sekretari i pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu ne Komisionin Parlamentar te Puneve te Jashtme beri me dije se institucionet e tjera i kane borxh Ministrise se Jashtme 9.6 milione euro dhe nuk kane paguar asgje. Per kete fenomen dhe per kete kosto te larte borxhi Ministria e Jashtme ka reaguar me shkresa zyrtare por nuk ka marre asnje pergjigje konkrete. Nga zbardhja e procesverbaleve te ketij komisioni del qe kostoja vjetore e nje diplomati shqiptar i kushton shtetit shqiptar 50 mije euro ne vit duke perfshire qirane sigurimet dhe rrogat. Sekretari i pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu e ka konsideruar skandaloz faktin qe perfaqesuesit e Sherbimit Informativ Shteteror jane paguar nga Ministria e Jashtme ose nga perfaqesite diplomatike.


Shpenzimet e ambasadave

Ministria e Jashtme synon hapjen e ambasadave shqiptare ne Australi dhe Afriken e Jugut ne vitin 2011 dhe gjithashtu hapjen e dy konsullatave ne Krete te Greqise dhe Mynih te Gjermanise. Me ane te nje shkrese zyrtare nje muaj me pare Ministria e Jashtme i ka kerkuar Ministrise se Financave nje shtim buxheti ne vleren e 409 milione lekeve per perfaqesite diplomatike. Sipas te dhenave nga Ministria e Jashtme rreth 70 e shofereve te derguar nga Shqiperia jane hequr dhe si rrjedhoje jane shkurtuar edhe shpenzimet. Ministria e Jashtme ngarkohet edhe artificialisht nga institucionet e tjera pasi te derguarve nga pjesa e administrates per vizita jashte Shqiperise u paguhen shpenzimet nga Ministria e Jashtme ndersa pala e ministrive te linjes nuk jane pergjigjur deri me sot duke e cuar kete situate ne nje debit te madh qe keto institucione i kane Ministrise se Jashtme. Vlera kap shifren e 9.6 milione eurove.


Buxheti i diplomateve

Ne buxhetin e ri te vitit 2011 Ministrise se Jashtme i eshte lene nje fond prej 2.1 miliarde lekesh. Nga keto fonde 85 milione leke do te perdoren nga diplomacia shqiptare per hapjen e ambasadave ne Australi dhe Afriken e Jugut dhe dy konsullatave ne Krete dhe Mynih. Ndersa 323 milione leke per perfaqesite aktuale diplomatike per te mbuluar shpenzimet e tyre.


Shpenzimet e nje diplomati

Nje familje diplomati vetem per shpenzime fikse i kushton shtetit 50 mije euro ne vit ku perfshihet qiraja sigurimet dhe rrogat. Pagesa mujore e nje ambasadori kushton mesatarisht 1268 euro nderkohe qe shteti shqiptar pervec pageses mujore shpenzon edhe te ardhura te tjera per qirane e baneses se nje ambasadori dhe shpenzime per sigurimet shendetesore te tij dhe partneres apo partnerit sipas rastit. Po keshtu ne buxhetin e nje diplomati shteti shqiptar vendos edhe shpenzimet per arsimimin dhe shkollimin e femijeve te diplomateve. Konsulli i pergjithshem ministri fuqiplote dhe ministri keshilltar paguhen mesatarisht ne muaj rreth 951 euro. Keshilltaret e zakonshem te ambasadorit paguhen 703 euro ndersa sekretari i pare dhe konsulli paguhen 634 euro. Ndersa sekretari i dyte dhe i trete i ambasades shperblehen me pagesen mujore 480 euro.