Autoritetet e përkohshme në Libi kanë emëruar inxhinierin elektronik, Abdel Rahim Al-Kib si kryeministrin e parë të paskonfliktit, në ditën e përfundimit të misionit të NATO-s që ndihmoi në rrëzimin e ish liderit Muamar Gedafi. Këshilli Kombëtar i Tranzicionit kërkon që Kongresi Kombëtar të zgjidhet brenda tetë muajsh dhe zgjedhjet shumëpartiake në Libi të mbahen në vitin 2013.





Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen vizitoi Libinë me
këtë rast dhe gjatë takimeve me autoritetet në Tripoli, ai ka vënë
theksin sidomos sa i takon situatës humanitare në Sirte. Ky qytet i
fundit që u mor pas luftimeve të ashpra me besnikët e Gedafit, ndodhet
në gjendje katastrofike. Rasmusen shprehu besimin se autoritetet e reja
do të dinë të kontrollojnë sic duhet situatën.



Misioni i NATO-s përfundon në mesnatën e së hënës.  Dhe duke
shfryëtëzuar shembullin e Libisë, Rasmusen edhe pse ka përjashtuar një
ndërhyrje të mundshme të NATOS në Siri, ka shtuar se ajo që ndodhi në
Libi duhet të shërbejë si një sinjal i pastër për regjimet autokratike
në të gjithë botën. Pas rënies së Gedafit, në botën arabe shumëkush
mendonte se ishte radha e presidentit Bashar Al Assad të pësonte të
njëjtin fat. Ky i fundit përballet me protesta shtatëmujore në vendin e
vet, shtypja e dhunshme e të cilave ka shkaktuar 3 mijë viktima.



Juli Prifti