VENDIMI


Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave vendosi mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Nju Jork dhe hapjen e zyrës konsullore pranë misionit të përhershëm të vendit tonë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, po në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi u mor pas propozimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili duke iu referuar nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003, Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë, kërkoi mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pikën 2 të kësaj VKM-je, theksohet se qeveria vendosi hapjen e zyrës konsullore pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave vendosi që të shfuqizojë vendimin nr. 585, datë 23.8.2006, i Këshillit të Ministrave, Për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ky shkrim Qeveria e kalon zyrën konsullore pranë OKB-së u publikua me pare te Gazeta SHQIP.