Rama

Lekë s'ka, kriza ka mbërritur në palcë, siguria ka rënë dhe bandat po qeverisin qytetet e mëdha, kanabistët janë në fushatën e korrjeve, prandaj qeveria ka vlerësuar se është më mirë të mbyllet edhe formalisht, sesa të bëjë sikur po punon. Qeveria është mbyllur dhe po bën sikur po kalon kriza vape në Dhërmi, por përballjen e vërtetë ajo duhet ta ketë që tani me qytetarët, sepse po i lë në mëshirë të fatit

Edi Rama ka ulur qepenin e qeverisjes ndërsa vazhdon ta mbajë hapur prapa-portën e krimit, korrupsionit dhe narko-trafikut. Lekë s'ka, kriza ka mbërritur në palcë, siguria ka rënë dhe bandat po qeverisin qytetet e mëdha. Kanabistët janë në fushatën e korrjeve, prandaj qeveria ka vlerësuar se është më mirë të mbyllet edhe formalisht, sesa të bëjë sikur po punon. Qeveria është mbyllur dhe po bën sikur po kalon kriza vape në Dhërmi, por përballjen e vërtetë ajo duhet ta ketë që tani me qytetarët, sepse po i lë në mëshirë të fatit. Mbyllja e qeverisë së Ramës duhet të faktohet më një aksion konkret politik dhe qytetar. Rama s'mund të jetë kryeministër duke mos qenë kryeministër. "Rilindja" nuk mund të jetë qeveri kur nuk është qeveri. Tanimë është zbardhur se Edvini është baroni i krimit dhe se qeveria e tij është një organizatë kriminale.

Gjatë ditës së djeshme, pas rrëzimit të portave të aeorpotit të Rinasit, krimi ka rrëzuar murin e bankës. Siguria dje u rrëzua bashkë me murin e kasafortaës së bankës ku u vodhën rreth 230 milionë lekë. Ky sofistikim i krimit ka ardhur nga frymëzimi dhe mbështetja që qeveria i ofron krimit. Ajo është një vjedhje që mund të bëhet vetëm në një shtet pa qeveri, në një shtet pa shtet. Por, në rastin tonë qeveria është bashkëpunëtore e krimit.Jo vetëm kaq, por ajo është vetë krimi.

Qeveria Rama ka cofur dhe vendi po qeveriset nga një qeveri-fantazmë e cila nuk po le fonde publike pa gllabëruar, duke shpikur lloj-lloj sebepesh e formate kinse ligjore, si koncesionet. Babëzia qeveritare nuk shtrihet vetëm në shinat shtetërore, porse ka guximin që të integrojë krimin dhe narku-trafikun në shtet. Propaganda e kryeministrit s'ia fsheh dot të vërtetën medias perëndimore. Shqipëria është shndërruar në epiqendrën e një kontrabande masive droge dhe armësh, e cila po zhvillohet me avionë të lehtë, të cilët nisen nga vendi ynë, nën mbikëqyrjen e strukturave të lidhura me qeverinë. Kushurinjtë e Tahirit dhe tarafi i Edvinit janë baronët e drogës në Shqipëri ndërkohë që vendi po pëson një dëm të madh në imazhin e vetë. Mediat ndërkombëtare buçasin jo vetëm për narko-trafikun e rilindur në një stad mafioz, por edhe për një kryeministër që po hetohet për 80 mijë dollarë në SHBA.

I plotfuqishmi i hajnisë, ka 3 vjet që jep firma për tendera privatë në shëndetësi, dogana e tatime. Shokët e ministrave, vëllezërit e qeveritarëve dhe të listuarit e partisë janë të vetmit që pasurohen në këtë vend. Ky kryeministër që jep licenca për të vjedhur duhet larguar një orë e më parë, në mënyrë që sadopak të ndalet lukunia që i është turrur buxhetit të mbledhur nga taksapaguesit e varfër, anembanë Shqipërisë