Bankers_0215_6Shitja te kinezët e kompanisë Bankers Petroleum e cila kontrollon një pjesë të madhe të fushave naftëmbajtëse në vend po shkon drejt fundit. Përmes një njoftimi për mediat, Bankers thotë "se plani i propozuar i marrëveshjes me degët e Geo -Jade Petroleum Corporation ka marrë miratimin e Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE)".

Ni vijim shtohet se: "Tashmë aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes janë marrë. Bankers parashikon që marrëveshja të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme, para datës 30 shtator 2016. Një njoftim tjetër do të bëhet në kohën e saktë të mbylljes së marrëveshjes".

Në bazë të marrëveshjes, kompania kineze Geo-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos atë të Londrës.

Pak ditë më parë kompania Bankers fitoi përballjen me qeverinë shqiptare për kthimin e miliona eurove të pretenduara si taksa të papaguara nga shteti shqiptar.