Lideri i Lëvizjes Social-Demokrate në Maqedoni, Zoran Zaev, ka thënë sot në Shkup se së paku 20 mijë persona janë përgjuar nga autoritetet në vitet e fundit.




Zoti Zaev, partia e të cilit ëstë më e fuqishmja në opozitë, ka thënë se përgjimet kanë qenë masive dhe të paligjshme.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Sipas tij, ato janë “kryer nga një numër njerëzish të shërbimeve të sigurimit,“nën urdhërat e kryeministrit Nikolla Greuvski dhe drejtorit të shërbimit për sigurinë shtetërore, Sasha Mijallkov”.




Në një takim me gazetarët, Zaev ka publikuar një audio-inicizim, në të cilin dëgjohet gazetarja e Radios Evropa e Lirë në Shkup, Mirjana Spasovka, duke kërkuar një deklaratë.




Në bisedimet e përgjuara, Zaev tha se nuk janë përfshirë njerëzit e afërt me zotin Gruevski apo zotin Mijallkov.




Publikimin e dëshmive kundër asaj që Zaev e quan “qeveri kriminale”, lideri i opozitës maqedonase e ka paralajmëruar ditë më parë.




Zaev ndryshe është akuzuar nga autoritetet për “marrje të pushtetit me dhunë”.