Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e mjediseve për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit dhe Kolegjit të Apelimit, pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë.
Në deklaratën për mediat ministrja e Drejtësisë deklaroi se qeveria do të mbështesë dhe projektin e pagave për këto struktura.
Etilda Gjonaj: Në mbledhjen e parë qeveria mori vendimin për vënien në dispozivcion të mjediseve të punës për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit.
Sot qeveria bëri një hap tjetër të rëndësishëm, miratoi vendinin e tij për vënien në dispozicion të ambienteve për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke mundësuar kështu ofrimin e kushteve logjistike dhe infrastrukturore të nevojshme për funksionimin e tij. Me këto dy vendime qeveria shqiptare i jep mbështetjen e plotë infrastrukturore dhe logjistike për organet e vettingut.
Një kohësisht qeveria shqiptare është angazhuar dhe shprehur e gatshme me mbështetjen e strukturave dhe mbështetjen financiare për pagat dhe stafet të organeve të vettingut, vendim i cili po diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve dhe që do miratohet shumë shpejt në Kuvend.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter