Projekti për hyrjen e Parkut të Liqenit, i cili ka ngjallur shumë debat ditët e fundit, nuk është miratur nga qeveria shqiptare.
TemA mëson se asnjë nga 9 projektet që u prezantuan ditën e djeshme, nuk ka përmbushur kushtet e konkursit për realizimin e hyrjes së Parkut Kombetar te Liqenit dhe për pasojë, juria ka rrëzuar të gjitha projektet në fjalë.
Fotot e projektit për hyrjen e liqenit, u kundërshtuan jo vetëm nga shoqëria civile dhe publiku, por edhe politikisht, me argumentin se po betonizohej e vetmja hapësirë që i ka mbetur Tiranës./j.h