SHBA


Federalët bien dakord të paguajnë 50 milionë dollarë dëmshpërblime për kompanitë


ushtria amerikaneQeveria e Shteteve të Bashkuara pranoi të paguajë 50 milionë dollarë dëmshpërblime, pasi u zbulua se ka piratuar mijëra kopje të një softi kompjuterik ushtarak.


Një kompani me bazë në Teksas, e cila ka ofruar shërbimet e saj për ushtrinë amerikane që nga viti 2004, u ankua. Kompania tha se zbuloi se programi i saj ishte instaluar në shumë më tepër kompjuterë nga sa ishte parashkruar në licencë. Departamenti i Drejtësisë nuk komentoi mbi marrëveshjen.


Por media vendase raportoi se marrëveshja është konfirmuar. Programi në diskutim lejonte ushtrinë të gjurmonte lëvizjet e ushtarëve dhe të furnizimeve kyçe.


Ai ishte përdorur edhe në përpjekjet për ndihma humanitare në kriza të ndryshme, si në Haiti pas tërmetit të vitit 2010. Sipas dokumenteve gjyqësore, marrëveshja nënkuptonte që 500 përdorues të kishin akses te softi. Por kompania zbuloi se ishte instaluar në plot 9 mijë kompjuterë nga vetëm 500 për të cilët ishte paguar.


Kopjimi i paautorizuar u zbulua, pasi një zyrtar amerikan përmendi pa dashje mijëra pajisjet që e përdornin atë gjatë një prezantimi mbi teknologjinë.


Kompania që prodhoi softin pretendoi 224 milionë dollarë dëme. Marrëveshja u arrit për 50 milionë dollarë.


Ky shkrim Qeveria përdori programe të palicencuara u publikua me pare te Gazeta SHQIP.