Kuvendi ka miratuar nje ligj qe rrit akcizat per disa produkte dhe njekohesisht fut per here te pare ne liste produkte te reja, kryesisht amballazhet dhe gomat e automjeteve.

Masat e reja jane qe propozon qeveria jane pritur me rezerva edhe nga vete deputetet e mazhorances

“Eshte nje akcize e madhe, amballazhi eshte gjeresisht i perhapur ne popullate dhe do te ndikoje drejtperdrejt”, tha deputeti i Partise Demokratike, Igli Cara.

Ne te njetin ligj qeveria heq akcizen per disa mallra luksi, duke lehtesuar kryesisht barren e individeve me te ardhura te larta, por ne te njeten kohe le ne fuqi, akcizen per disa mallra te konsumit te gjere.

Vetem me kete ligj qeveria u merr konsumatoreve 40 milione dollare ne vit, te cilet do te duhet te paguajne cmime me te larta. Dhe pesha e akcizes ne ccmim nuk eshte e vogel, 5 pwrqind apo 20 pwrqind e cmimit.

Nje dite me pare qeveria ndryshoi skemen e taksimit te automjeteve te perdorura duke future taksa te konsiderueshme shtese, gjithmone nen argumentin e mbrojtjes se mjedisit.