Fjalimi emocionues i Rigerta Lokut në Parlament, ka gjetur një reagim të gjerë të shoqërisë në rrjetet sociale.


Në faqen e Facebook-ut të Ora News, qindra komente e mijëra share janë shfaqur duke mbështetur në çdo germë të vërtetat që Gerta ua tha në sy politikanëve.


Njëri prej tyre e ka quajtur shuplakë kundër politikës, dhe frymëzues për të tjerët. Ka nga ata të cilët shprehin edhe revoltën e tyre ndaj klasës politike, duke shkruar se Rigerta nuk meriton të rrijë me ata në Parlament.


Në të gjitha komentet në rrjetet sociale dominon solidarizimi me atë çfarë tha gruaja nga Mirdita, e cila edhe pse është diplomuar për shkenca politike në Sapienza të Iltalisë, e ka gjetur veten duke u marrë me blektori, për të cilën thotë se ndihet krenare.


Të tjerë komentues kanë shkruar se askush nuk ka për të vënë dorë dhe për të ndryshuar ato që Rigerta tha mes lotësh. “Të lumtë goja moj bijë, por janë të shurdhër të gjithë”, shkruan një komentuese.


Gerta foli hapur për situatën, të paktën në zonën e saj, por kjo shërbeu si një indicie për të tjerët, të cilët edhe pse virtualisht, e vërtetuan shqetësimin e saj.


Fjalimi 11-minutësh i Rigertës është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, më së shumti në Facebook.



/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter