Qeveria qipriote vendosi krijimin e një Komisioni Hetimor për të parë se kush duhet fajësuar për telashet ekonomike të vendit. Paneli i përbërë nga tre gjykatës në pension do të kërkojë arsyet e krizës bankare dhe të ekonomie në përgjithësi.



Komisioni, sic shpjegon ndihmës-sekretari i presidentit qipriot, Constantinos Petrides, do të ketë liri të plotë veprimi.

“Komisioni hetimor do të ketë mandat të gjerë. Ai do të studiojë cdo vendim, veprim apo mosveprim në të gjitha nivelet duke nisur që nga vendimet politike, tek vendimet e bordeve drejtuese të bankave, autoriteteve mbikqyrëse, e cdokujt tjetër që anëtarët e tij do të konsiderojnë se duhet hetuar”, thotë Constantinos Petrides, ndihmës-sekretar i presidentit.

Kriza FinanciareQipro, masat shtrënguese “1 mujore”Qipro, hapen bankat pas 12 ditësh
Protesta në Qipro kundër BE Vështirësitë financiare të Qipros kanë shtuar problemet për monedhën e përbashkët europiane, edhe kështu mjaft të brishtë. Rihapja e bankave pas gati dy javësh u shoqërua me momente tensionesh që detyruan punonjësit e tyre dhe policinë të bënin thirrje për qetësi.

Por edhe pse situata nuk doli nga kontrolli dhe presidenti i falenderoit qytetarët për pjekurinë e treguar, zhgënjimi mes qipriotëve që nuk mund të tërheqin më shumë se 300 euro në ditë është i madh.

Qipro ka përpara saj vendime të vështira. Pavarësisht rihapjes së bankave, ekonomistët parashikojnë një recesion të gjatë që do të shkatërrojë shumë vende pune.

Kufizimet e lëvizjes së lirë të kapitalit përfaqësojnë një shkelje të hapur të parimeve të BE-së. Komisioni Europian e justifikoi lëvizjen duke thënë se stabiliteti i tregjeve financiare dhe sistemit bankar qipriot përbën një cështje që e kapërcen interesin publik.

Qipro është vendi i parë anëtar i Eurozonës që vendos kontroll mbi kapitalin. Vendit i duhet të mbledhë 5.8 miliardë euro në mënyrë që të sigurojë dorëzaninë 10 miliardë euroshe të trojkës pa të cilën rrezikonte falimentimin.