Fiks Fare denoncoi veprimet e Hipotekës së Durrësit, e cila ka sorollatur një qytetar për më shumë se 6 vjet. 300 herë ka shkuar qytetari në sportelin e hipotekës së Durrësit dhe asnjëherë nuk i dhanë zgjidhje problemit të tij.


Në fund, qytetari ankohet në Platformën e Bashkëqeverisjes, e cila pas verifikimit gjen shkelje dhe urdhëron shkarkimin e një punonjësi të hipotekës. Por, edhe pas kësaj mase, qytetari vijon të sorollatet. Ai shkon të pyesë për problemin e tij, por tashmë është bërë i famshëm në këtë zyrë, teksa të gjithë punonjësit nuk i japin zgjidhe. Madje, as drejtori, i cili i thotë se meqë u ankove te Rama, le ta zgjidhë Rama (kryeministri). Ndërkohë, për punonjësin e larguar nga Bashkëqeverisja, drejtori i thotë se nuk e shkarkoi, por ai punonjës iku vetë se filloi mallin (drogën).


Në Fiks Fare u ankua Albert Doda, nga fshati Draç në Njësinë Administrative Ishëm në Durrës, i cili tha se familja e tij ka trashëguar një pronë prej 6600 metra, e cila ndodhet në krahun e bregut të detit. Prona është përfituar në vitin 1991 nga babai i denoncuesit. Në vitin 2011, babai ndërron jetë dhe bëj aktin e trashëgimisë. E dorëzojmë në hipotekë. Shkojmë të pyesim në hipotekë dhe më thonë se prona është 7300 metra. Por në AMTP është 6600 metra tokë arë dhe 300 metra truall. Certifikata është nxjerrë 700 metra mbi akt. Më kanë hequr 100 metra te shtëpia dhe më kanë shtuar 700 metra në tokën arë thotë Alberti. Më tej shton se nuk i intereson se kush do ta marrë atë 700 metër, le ta mbajë shteti, por familja e tij të përfitojë aq sa ka trashëguar.


Kam shkuar mbi 100 herë në hipotekë me ankesa me shkresa. Kam bërë rreth 20 ankesa te Zyra e Bashkëqeverisjes. Më kanë thënë që dorëzojini dokumentet në bashki. U kam thënë që të gjitha dokumentet i kam dorëzuar në këto institucione, rakordojeni. Ka bërë letërkëmbime hipoteka me prefekturën. Portali thotë se letërkëmbimi mes këtyre institucioneve nuk ka funksionuar dhe është marrë masë ndaj një punonjësi me largim nga puna. Smë intereson largimi i punonjësit, por vetëm zgjidhja e çështjes thotë Alberti.


Pas denoncimit, qytetari shkon në Hipotekën e Durrësit. Në sportel takon një punonjës, i cili i thotë që në 4 vjet janë ndërruar mbi 10 regjistruar. Ndërkohë, i thotë që sdi si të veprojë, pasi ai vetëm 1 vit ka. Pasi nuk i jep zgjidhje, e pyet sa afër është toka me detin pasi është një shoku i tij që kërkon tokë. Por, pasi nuk i jep zgjidhje, e orienton të takojë drejtorin e Hipotekës së Durrësit.


Qytetari shkon në zyrën e drejtorit dhe fillimisht flasin për ankesën që qytetari i ka dërguar Zyrës së Bashkëqeverisjes. Alberti i thotë drejtorit se ka marrë një përgjigje, por jo nga Hipoteka por nga zyra e Bashkëqeverisjes, madje është marrë një masë administrative për një punonjës të hipotekës, që është larguar nga puna. Drejtori i përgjigjet se Erald Rexhepi filloi mallin ore. Iku kot, vetë, ndërsa punonjësit e tjerë qeshin. Në vijim të bisedës, pasi qytetari i tregon të dyja problematikat, drejtori e pyet sërish për emrin dhe i thotë se kur e çon te zyra e Bashkëqeverisjes smund të tia zgjidhë çështjen hipoteka. Ti përmend emrin, nuk mund të mbarosh dot punë. Do shkosh ta zgjidhësh atje. Se ti ke shkuar atje. Tashti unë përgjigjen e kam çuar atje. Ti dhe shkruan te Rama dhe vjen këtu do me hap letrat, ja kam çuar letrat Ramës! i thotë në fund drejtori, pa i dhënë zgjidhje qytetarit.


Një ditë pasi takon specialistin dhe drejtorin, qytetari shkon sërish në Hipotekën e Durrës për të pyetur nëse është gjendur apo jo dosja. Ai takon një tjetër punonjës që i thotë se mund ta kishte zgjidhur fare mirë me punonjësit (të mos ishte ankuar). Qytetari shkon edhe në Prefekturë, te Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë. Një punonjëse i thotë se komisioni është shkrirë dhe pas datës 31 dhjetor 2018 nuk funksionon më, megjithëse ende nuk ka hyrë në fuqi ligji për kadastrat, që do të mbledhë bashkë disa drejtori nga Prefektura, Bashkia, Aluzini, Hipotekat


***
ZVRPP Durrës


 


Qytetari Ke kohë për mua Bled?


Specialisti Sa të duash, për ty!


Qytetari Sa herë kam ardh?


Specialisti 300 herë.


Qytetari Që në 2013-ën o Bled! Ajo është e regjistrimit fillestar.


Specialisti Unë 1 vit kam filluar punë o burrë, ti 2013-ën. Të kisha qenë që në 2013-ën këtu, kush e di ku do ishe tani.


Qytetari Kam 3-4 kërkesa, që ua ka bërë juve komisioni dhe ju si keni kthyer përgjigje. Këtë përgjigje ma ka sjellë Zyra e Bashkëqeverisjes.


Specialisti Që e kemi çuar ne?


Qytetari Që ju skeni çuar plotësim dokumentacioni.


Specialisti Kujt?


Qytetari Komisionit të Verifikimit. Dhe për këtë arsye.


Specialisti Është marrë Armanda me këtë.


Qytetari Dhe për këtë arsye thotë është marrë masa administrative që  një punonjës është larguar.


Specialisti Po, që ka ikur nga puna.


Qytetari Nuk është zgjidhje ajo që largon nga puna.


Specialisti Jam dakord me ty te kjo pjesë. Iku. Në këtë moment që flasim ne që Komisioni i Titujve të Pronësisë nuk ekziston, ku do ta çojë kthimin e përgjigjes. Ma thuaj tani.


Qytetari Po deri tashti, ju keni thënë që e keni çu.


Specialisti Ju, ore përgjegjësia nuk bie mbi mua


Qytetari Po mirë mo burrë, ju si zyrtarë.


Specialisti Ku do ta gjesh arkëtaren, se ti më thua e 2014-ës, 2015-ës, 2016. Këtu për 4 vjet janë ndërru 10 regjistrues.


Qytetari Dje më the që shko te komisioni.


Specialisti Po pra, dje të thashë që ia kanë çuar komisionit këto.


Qytetari Po ajo tjetra Bledi.


Specialisti Po Bobi.


Qytetari Që duhet të heqim dorë nga 700 metërshi.


Specialisti Atë po e kontrollojmë, se ti tashti Ta thash edhe dje. Një tru është ky, një është.


Qytetari Po mirë mo mirë.


Specialisti Unë 3 të kem si puna jote e humb fare. E humb. Ta them shumë seriozisht, jo kështu për të keq. E humb. Sa larg e ke detin?


Qytetari Afër është nga deti, afër.


Specialisti Po sa larg është po të pyes?


Qytetari 20 metra.


Specialisti Se do njëri me ble tokë prandaj.


Qytetari Me ble?


Specialisti Po, për Zotin po. Ty stë mbushet mendja, spo tallem o burrë. E do një shoku jonë që punon te ALUIZNI. Sa janë këtu, 6 dynymë, 7 dynymë?


Qytetari 6600 metra pra.


Specialisti Fiks qenka pra. Pse sfutesh te Ardi njëherë.


Qytetari Ëëë?! Kush është Ardi?


Specialisti Te drejtori.


Qytetari Bile, bile e kishit vu është ky çuni i Portalit, që ka bërë ankesat.


Specialisti Jo 1 herë, 10 herë.


Qytetari 10 ankesa.


Specialisti Të thashë unë që i thash ka ardh Berti asaj gocës, tha ku është, ku është ta shoh!


 


Qytetari takon drejtorin e ZVRPP, Durrës


Qytetari Kam aplikuar që në 2013-ën.


Drejtori Po.


Qytetari Për regjistrimin e aktit të trashëgimisë.


Drejtori Kush, Albert Doda?


Qytetari Albert Doda.


Drejtori Ato që i keni shkrujt Ramës, e këtyne.


Qytetari Të gjithëve.


Drejtori Po smbarohet ajo, sbëhet. Për cilën e ke bërë ankesën o vlla?


Qytetari Unë kam bërë kërkesën për regjistrimin e aktit të trashëgimisë për pronën që ka qenë e regjistruar në emër të babës. Hiq dorë thotë hipoteka nga 700 metra. Kam hequr dorë me deklaratë noteriale. Kam rakorduar sipërfaqen që në 2013-ën.


Drejtori E more përgjigjen nga KV-ja që ky akt është në rregull, ku di unë?


Qytetari Jo.


Drejtori Po atë po të them. Ma sill atë, hajde merr nesër certifikatën.


Qytetari Po skam si marr përgjigjet o burrë i dheut, se ju komunikoni zyrtarisht me zyrën lart.


Drejtori Po mirë dakord. Kur të na japin ato përgjigjen, ne do të japim certifikatën.


Qytetari Po ato thonë që sna kanë prurë përgjigje. Bile, bile është marrë edhe masë administrative për një punonjës këtu.


Drejtori Po ti si ka mundësi, beson ata dhe smë beson mua, që kam çuar 4 herë shkresë.


Qytetari Atëherë me çfarë shkaku qenka larguar ai punonjës nga puna?


Drejtori Kush punonjës more, skam larguar ndonjë nga puna!


Qytetari Mua më ka ardhur përgjigje nga Zyra e Bashkëqeverisjes, që për këtë arsye, korrespondenca midis Prefekturës dhe Hipotekës nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye është marrë  masë administrative për Erald Rexhepi, diçka e tillë.


Drejtori Erald Rexhepi filloi mallin ore. Iku kot, vetë. (Punonjësit qeshin)


Qytetari Poideja është që ai akt qenka problematik, në prokurori. Po ky tjetri që është regjistruar o burrë. Tashti unë


Drejtori Një akt i ka të gjitha?


Qytetari Jo, janë me dy akte të ndryshme.


Specialisti Janë dy akte të ndryshme. Një të parin që e ka regjistru, atë do ky.


Drejtori Po shife çik oo.


Specialisti Po qe ashtu të marri këtë.


Qytetari Dhe vjet më kanë thënë që nuk gjendet dosja, ka humbur dosja.


Specialisti Po stë kam thënë as unë, as shefi.


Qytetari Atëherë në të kundërt, unë të marr dosjen nga fillimi, të heq dorë nga aplikimi. Nuk e di çfarë të bëj. Ça duhet të bëj.


Drejtori Ça duhet të bëjë?! Ti je vetë Alberti?


Qytetari Po unë jam Alberti. Jam bërë i famshëm këtu.


Specialisti Ti ke bërë mjaftueshëm, se çdo gjë e jotja ka shkuar atje te portali.


Qytetari Jo, jo dakord. Të gjitha dokumentet që kam dorëzuar mund ti hapim në tavolinë.


Drejtori Si hap dot sot në tavolinë. Kur e çon atje dhe thua smë mbaron punë hipoteka, përmend emrin, nuk mund të mbarosh dot punë. Do shkosh ta zgjidhësh atje. Se ti ke shkuar atje. Tashti unë përgjigjen e kam çuar atje. Ti dhe shkruan te Rama dhe vjen këto do me hap letrat, ja kam çuar letrat Ramës!


 


Qytetari shkon të takojë një përgjegjëse


Specialisti Ky është Albert Doda që është i famshëm në zyrën tonë.


Përgjegjësja Ça thua re! Ky është Albert Doda, e prisja për moshë më të madhe.


Specialisti Hahahaha.


Qytetari Nuk ka të bëjë mosha.


Përgjegjësja A thua?!


Specialisti Ka të bëjë intelekti.


Përgjegjësja A thua, ska të bëjë mosha?!


 


Vazhdon të sorollatet


Qytetari O Bled, ça të bëj unë o Bled?


Specialisti Lëviz, ik. Ik, se flasim bashkë.


 


Pas 1 ore


Qytetari A vonohet.


Specialisti Tu kërku (dosjen) jemi.


Qytetari Sa do vonohet?


Specialisti Ta gjejmë, ato mund të vonohen sa të duash.


Qytetari Po të pres unë, ça?


Specialisti Po prit një çik. Prit nja 10 minuta. Se duhet të verifikojë dhe tjetrën, është relacioni


 


Dita 2, sërish në ZVRPP Durrës


 


Qytetari Unë isha edhe dje edhe fola me Bledin, po kërkohej dosja ime, se ka ca kohë që nuk gjendet.


Specialisti 2 Me ça emri?


Qytetari Albert Doda. Kam bërë një aplikimin që në 2013-ën o burrë i dheut. Që në 2013-ën, hiq dorë nga 700 metra. E kam hequr dorë me deklaratë noteriale. Edhe Bledi e di shumë mirë, edhe ju e dini shumë mirë sa herë jam paraqitur unë këtu në sportel.


Specialisti 2 Unë po të flas sikur i flas fëmijës tim. Për mu bëj ça të dush. Mua nuk më ashtu dot. Asnjë gjë nuk më gjen. E kupton? Por, e kam dëgjuar emrin në qarkullim edhe po të flas si fëmijë kësaj radhe, jo si aty qytetar që je. Po si fëmijë po të flas që e kishe zgjidhur shumë mirë me punonjësit këtu.


Qytetari Po me punonjësit, me punonjësit jam këtu duke fol.


Specialisti 2 Prandaj po të them, tako Bledin. Ishalla po ta mbyll tani të mbyllësh hesapet.


 


Qytetari shkon në Prefekturë


 


Qytetari Kërkoj ndonjë nga këta punonjësit e Komisionit.


Punonjësja Ska asnjë.


Qytetari Ëëë?


Punonjësja Sjanë më ata. Për çfarë i kërkon?


Qytetari Kam aplikuar në hipotekë për regjistrim fillestar


Punonjësja Janë mbyllur fare, që më 31 dhjetor u mbyll si komision fare.


Qytetari Se ata të hipotekës thanë ia kemi dërgu komisionit të verifikimit për miratim.


Punonjësja Ata i kanë bërë dorëzimet të gjitha.


Qytetari Ku i kanë dorëzuar ato?


Punonjësja Thjeshtë në protokoll, po që nuk është se punojnë më. Që pas 31 dhjetorit.


Qytetari Nuk funksionon më ky komision?


Punonjësja Ncncnc fare.


Qytetari Si do procedohet?


Punonjësja Do bëjnë një tip agjencie që do i mbledh të gjitha. Do i bashkojnë Hipotekë, Aluizni. Do i bëjnë një në të gjithë.


Qytetari Po do kohë kjo të bëhet, apo?


Punonjësja Tani.


Punonjësja 2 Tani përgjegjësja jonë, se besoj se do të dojë shumë.


Qytetari Se normalisht duhet të hapet agjencia fillimisht pastaj të mbyllet (komisioni).


Punonjësja Ne kështu i kemi.


Qytetari I fillojnë mbrapsht gjërat.


Punonjësja Nuk di ça të them.


TCH